1768943538_trump.JPG

Presidenti Donald Trump deklaroi se populli i Groenlandës do të jetë dakord me blerjen e territorit të Arktikut nga SHBA-të, pavarësisht se ata e kanë bërë të qartë se janë kundër këtij veprimi.

“Nuk kam folur me ta. Kur të flas me ta, jam i sigurt se do të jenë të emocionuar”, tha Trump.

Ai theksoi se do të gjendet një zgjidhje e cila do të pranohet nga NATO dhe SHBA.

"Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje ku NATO do të jetë shumë e lumtur dhe ku ne do të jemi shumë të lumtur”,  u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u shpreh se ka planifikuar shumë takime gjatë ditëve në vijim për të diskutuar për Groenlandën, por nënvizoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e G7, të thirrur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.


Lajmi kryesor:

Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregon bilancin e një viti: Kam bërë shumë për NATO-n, Bordi i Paqes mund të zëvendësojë OKB! Do gjej zgjidhje për Groenlandën