Presidenti amerikan, Donald Trump shënoi sot një vit nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, teska mbajti një konferencë për shtyp.

Fjalimin e tij, Trump e nisi me politikat e emigracionit, duke theksuar se në Minnesota janë ndaluar rreth 10 mijë persona pa dokumente, të cilët ai i përshkroi si “kriminelë dhe emigrantë ilegalë”. Sipas tij, administrata që drejton ka bërë më shumë se çdo administratë tjetër.

"Ne kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër deri më tani në aspektin ushtarak, në aspektin e përfundimit të luftërave. Askush nuk ka parë diçka të tillë", theksoi ai.

Trump  përmendi shkurtimisht çështjen e Venezuelës dhe lavdëroi Maraa Corina Machado-n, udhëheqësen e opozitës dhe tha se do donte ta përfshinte në udhëheqjen e vendit, pas arrestimit dhe largimit nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro.

"Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Dhe, një grua jashtëzakonisht e sjellshme bëri gjithashtu një gjë shumë të pabesueshme. Ndoshta mund ta përfshijmë në ndonjë mënyrë.Do të doja shumë ta bëja këtë, Maria. Ndoshta mund ta bëjmë këtë", theksoi Trump.

Ndër të tjera, Trump hodhi idenë se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.

"OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë e dobishme. Unë jam një adhurues i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka përmbushur potencialin e saj. OKB-ja duhet të kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë zgjidha. Unë kurrë nuk shkova në to, as nuk mendova të shkoja.”, u tha Trump gazetarëve.

Trump foli edhe për NATO-n dhe Groenlandën. Ai u shpreh se Aleanca Veri-Atlantike nuk do të ishte asgjë pa të, ndërsa tha se do të gjendjet një zgjidhje që SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës.

"Bëra më shumë për NATO-n sesa çdo person tjetër, i gjallë a i vdekur. Mendoj se në pjesën më të madhe, ata do t'jua thonë këtë. Mendoj se mund ta pyesni Sekretarin e Përgjithshëm për këtë. Edhe ai e tha këtë. Por edhe NATO duhet të na trajtojë në mënyrë të drejtë. Frika e madhe që kam me NATO-n është se ne shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme parash me NATO-n dhe e di që do t'i ndihmojmë, por vë në dyshim nëse ata do të vijnë tek ne apo jo.", deklaroi Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Groenlanda, Trump: Do të gjejmë një zgjidhje që NATO të jetë e lumtur

1768943538_trump.JPG

Presidenti Donald Trump deklaroi se populli i Groenlandës do të jetë dakord me blerjen e territorit të Arktikut nga SHBA-të, pavarësisht se ata e kanë bërë të qartë se janë kundër këtij veprimi.

“Nuk kam folur me ta. Kur të flas me ta, jam i sigurt se do të jenë të emocionuar”, tha Trump.

Ai theksoi se do të gjendet një zgjidhje e cila do të pranohet nga NATO dhe SHBA.

"Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje ku NATO do të jetë shumë e lumtur dhe ku ne do të jemi shumë të lumtur”,  u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u shpreh se ka planifikuar shumë takime gjatë ditëve në vijim për të diskutuar për Groenlandën, por nënvizoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e G7, të thirrur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ora 21:27
Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

1768941320_trump.JPG

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.

Trump e cilësoi OKB si joefektive në përfundimin e luftërave.

"OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë e dobishme. Unë jam një adhurues i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka përmbushur potencialin e saj. OKB-ja duhet të kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë zgjidha. Unë kurrë nuk shkova në to, as nuk mendova të shkoja.”, u tha Trump gazetarëve.

Ora 20:59
Trump: SHBA jep shuma të jashtëzakonshme për NATO-n, por kam dyshime nëse do na mbronte

1768940558_trump..jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka bërë më shumë se kushdo tjetër për NATO-n dhe se për këtë mund të pyetet edhe Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte.

Trump nënvizoi se SHBA jep shuma të jashtëzakonshme dhe pret që vendi të trajtohet në mënyrë të drejtë nga NATO.

Ndër të tjera, Trump shprehu dyshimin nëse NATO do e ndihmonte SHBA, në rast se do të kishte nevojë për mbrojtje.

"Bëra më shumë për NATO-n sesa çdo person tjetër, i gjallë a i vdekur. Mendoj se në pjesën më të madhe, ata do t'jua thonë këtë. Mendoj se mund ta pyesni Sekretarin e Përgjithshëm për këtë. Edhe ai e tha këtë. Por edhe NATO duhet të na trajtojë në mënyrë të drejtë. Frika e madhe që kam me NATO-n është se ne shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme parash me NATO-n dhe e di që do t'i ndihmojmë, por vë në dyshim nëse ata do të vijnë tek ne apo jo.", tha Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë.

Ora 20:39
'Tani e dua Venezuelën', Trump: Do doja që liderja opozitare Machado të përfshihet në udhëheqjen e vendit

1768938113_trumpi.jfif

Donald Trump përmendi Venezuelën dhe udhëheqësen e opozitës Maria Corina Machado në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan deklaroi se do donte që Machado të përfshihej në udhëheqjen e vendin, teksa shtoi se tani ai e do Venezuelën.

"Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Dhe, një grua jashtëzakonisht e sjellshme bëri gjithashtu një gjë shumë të pabesueshme. Ndoshta mund ta përfshijmë në ndonjë mënyrë.Do të doja shumë ta bëja këtë, Maria. Ndoshta mund ta bëjmë këtë", theksoi Trump.

Ai tha gjithashtu se kompanitë e naftës po përgatiten të bëjnë investime masive në Venezuelë.