Gropat me mjete piroteknike/ FK Partizani: Akt terrorist që mund të përfundonte tragjikisht, Tirana të mbajë përgjegjësi

Gropat me mjete piroteknike/ FK Partizani: Akt terrorist që mund të përfundonte tragjikisht, Tirana të mbajë përgjegjësi

TIRANË- Klubi i futbollit Partizani ka bërë përgjegjës kryesor organizatorët e ndeshjes, pra skuadrën e Tiranës, për dhunën në stadium, e aq më tepër skenarin e mirëmenduar me gropat e fishekzjarreve, duke cenuar çdo element të sigurisë. Një episod, i përsëritur sipas skuadrës së kuqe, teksa vënë në dukje se deri më tani Tirana nuk ka bërë asnjë reagim e aq më tepër që të distancohet nga dhuna,çka sipas tyre rëndon akoma më tepër përgjegjësinë e tyre. Ndërkohë, duke u ndalur tek skenari me fishekzjarre, KF Partizani e cilëson një akt terrorist, që mund të ishte shndërruar në tragjedi.

"Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent", shkruan klubi i Partizanit.

Postimi i plotë i FK Partizanit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë