Grossruck i sjell zjarrfikëse
Berisha i ankohet për PS-në
Në ditët e fundit të qeverisjes së tij, kryeministri në ikje Sali Berisha, iu ankua mikut të tij Grossruck, për tu ankuar në lidhje me programin e Partisë Socialiste.
TIRANE - Në ditët e fundit të qeverisjes së tij, kryeministri në ikje Sali Berisha, ka gjetur mikun e tij dhe të qeverisë, Volfgang Grossruck, për tu ankuar në lidhje me programin e Partisë Socialiste.
Grossruck ishte sot në Shqipëri jo në cilësinë e kreut të Asamblesë Parlamentare të
OSBE-së por në cilësinë e deputetit të parlamentit austriak, për t’i dhënë ndihmë logjistike dhe trajnime të shërbimit zjarrfikës të disa qyteteve të Shqipërisë.
Gjatë takimit në kryeministri, Berisha iu ankua mikut të tij se me premtimet antiglobaliste dhe me një ekip qeverisës pa experience, PS-ja do ta çojë Shqipërinë në recesion.
“Partia Socialiste me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 përqind të shqiptarëve, legalizime falas etj, dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri” citohet t'i ketë thënë kryeministri mikut të tij informon zyra e shtypit e kryeministrit.
Grossruck, nga ana e tij, shprehu vlerësime për Shqipërinë e kësaj periudhe ndërsa theksoi angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit. Ai tha se, qeveria e re do t’i konsolidojë e çojë përpara këto arritje.
Në kuadër iniciativës së Grossruk u janë dhuruar pajisje shërbimeve zjarrfikës së Vlorës, Shkodrës, Krujës dhe Laçit, duke ofruar edhe trajnimin e efektivave zjarrfikës të tyre. Ndihma kap vlerën e përgjithshme të 500 mijë euro.
Gjatë takimit, Berisha tha se, e konsideron të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët bashkëpunimin me Austrinë dhe se shpreson që marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kombeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen intensivisht.
Në takim ishte dhe kryetari i PD-së, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha
(Ne foto: Takimi sot ne kryeministri)Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56