Grossruk mbështeti Berishën, si
shpërblim ‘mori’ HEC-in e Ashtës
Si me cilësinë e zv.kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE ashtu dhe kur ka nuk ka qënë numri dy i këtij organizmi të rëndësishëm i monitorimit të demokracisë në gjithë botën.
TIRANE- Si me cilësinë e zv.kreut të Asamblesë Parlamentare të
OSBE ashtu dhe kur ka nuk ka qënë numri dy i këtij organizmi të rëndësishëm i monitorimit të demokracisë në gjithë botën, Volfgang Grossruk i njohur si një mik personal i ish-Kryeministrit Sali Berisha asnjëherë nuk e ka lënë në baltë atë. Madje në të gjitha rastet, që nga zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura të 26 majit të vitit 1996 e deri tek vjedhja e hapur e votës në bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 8 majit 2011, Grossruk ka qënë i vetmi politikan evropian që ka mbështetur Berishën pa asnjë rezervë.
Dhe Berisha gjithnjë e ka shpërblyer, duke qënë i hapur për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë bizeneset e biznesmenët austriakë që janë sjellë nga ana e europarlamentarit dhe numri dy të asamblesë Parlamentare të OSBE. Aq sa ka pasur akuza nga ana e opozitës së atëhershme se, në të gjitha bizneset austriake të ardhura në vitet e fundit është dora e zgjatur e europarlamentarit Grossruk. Madje është cilësuar si një shpërblim për shërbesën e devotshme dhe të pakursyer që ai ka dhënë për Berishën dhe pushtetin e tij gjatë gjithë viteve.
Një ndër akuzat më të forta ndaj Grossruk ka qënë dhe përfshirja e tij në biznesin e ngritur në Hidrocetralin e Ashtës në Shkodër. Ku ndërtimi i tij i është dhënë me koncension kompanisë austriake “Verbund“ dhe që kushtoi rreth 200 milion euro, me një teknologji moderne që sipas projektuesve dhe ndërtuesve do të respektojnë ambientin, pa prishur biosistemin. Por vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë shqiptarë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministrave përkatës në drejtim të HEC-it të Ashtës duke ndjekur nga afër punimet, ardhja e shpeshtë e Grossruk në Tiranë dhe udhëtimi drejt Shkodrës dhe vizitat tek Hidrocetrali tregojnë se ka diçka më tepër se një interesim për të vepër të prodhimit të energjisë me investimet austriake.
Për më tepër që dhe kushtet e kontratës, në mënyrë të dukshme tepër lehtësuese dhe përfituese për firmën austriake të ndërtimit, bëjnë të qartë se këtu është dora e Grossruk. Madje ka akuza, por të pavertetuara se në këtë aferë është përfshirë dhe familja. Por që përfshirja e Grossruk duket se është e patjetërsueshme, aq sa dhe në pasditen e 20 janarit të vitit 2011, vetëm një ditë para masakrës së 21 janarit para kryeministrisë ku nga plumbat e Gardës së Republikës u vranë katër protestues paqësorë dhe të pafajshëm, Grossruk ka qënë bashkë me shoqëruesit e tij në Ashtë teksa ka vizituar HEC-in dhe më pas ka qënë në selinë kryeministrore, ku është takuar me ish-kreun e qeverisë Sali Berisha.
Por kreu i Asamblesë Parlamentare të OSBE ka qënë dhe më pas në Shqipëri, ku është takuar sërish me Berishën, ish-kreun e qeverisë në detyrë, teksa kishte marrë fund pushteti i tij pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Mësohet se pasi ka dëgjuar ankesat e Berishës, në prani dhe të Bashës se, Rama me premtimet antiglobaliste e me një ekip qeverisës pa experience, do ta çojë Shqipërinë në recesion, ka qënë në Shkodër. Ku me cilësinë e deputetit të parlamentit austriak ka shpërndarë zjarrfikëse si ndihmë për këtë qytet, si dhe ka bërë një vizitë te HEC-i i Ashtës.
Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.7%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15