Gruaja 51-vjeçare martohet me vëllain! 15 vite lidhje sekrete, ishte dashuri me shikim të parë (FOTO)

Gruaja 51-vjeçare martohet me vëllain! 15 vite lidhje sekrete, ishte dashuri me shikim të parë  (FOTO)

Debby Zutanta, gruaj nga Florida ka mbajtur një lidhje dashurie 15 vjeçare me vëllain e saj dhe vetëm 3 vite më parë ata janë celebruar. Gruaja nga Florida dhe gjysmë vëllai i saj Joe 38 vjeçar janë duke u komentuar në media për lidhjen e tyre të paligjshme në SHBA.

Vëllezër nga i njëjti baba, pretendojnë se ka përjetuar tërheqjen seksuale gjenetike (GSA) - një gjendje ku njerëzit bien në dashuri me të afërmit e tyre të humbur.

Debby ishte 35 vjeç dhe Joe ishte 23 vjeç kur u takuan për herë të parë në vitin 2003. Debby tha se lidhja e tyre ishte 'dashuri me shikim të parë' dhe se pas takimit të dytë ata kryen marrëdhënie seksuale. Ata e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre për shkak se ajo cilësohet një tabu dhe mundën të celebrohen pasi kanë mbiemra të ndryshëm.

51 vjeçarja ishte adoptuar nga një familje tjetër kur ishte vetëm tre vjeç dhe gjithmonë ndjente nevojën për të gjetur familjen e saj biologjike. Kur Debby ishte 35 vjeç, ajo kontratoi  një hetues privat për të gjetur prindërit e vërtët. Pas takimit me familjen babai i tha se kishte një gjysmë vëlla, për të cilin ajo u bë kureshtar ta njihte. 

Nga takimi i tyre i parë lindi gjithçka. Ata pohuan se lidhjen e tyre të fshehtë e dinin vetëm miqtë e tyre.  'E dimë që kemi të njëjtin gjak, por nuk jemi rritur së bashku kështu që është krejtësisht ndryshe nga vëllezërit e motrat e tjera.’ ka thënë 51 vjeçarja. Pas celebrimit dhe pasi lidhja u bë e ditur dhe për familjarët ata kanë organizuar një dasmë në Kubë.

Personat që kryejnë të tilla martesa në SHBA  dënohen deri në 15 vite burg si dhe gjobë prej 24,000 dollarë.

The Sun

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?