POGRADEC-Policia ka arrestuar një 56-vjeçar nga fshati Alarup, pasi u denoncua nga gruaja për dhunë në familje.  34 vjeçarja me inicialet T.M. ka deklaruar se burri ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu sipas pretendimeve të gruas, 56-vjeçari ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com