1710698204_navalny.webp

Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shkuar në ambasadën ruse në Berlin për të votuar në zgjedhjet presidenciale ruse.

Pasi ka dalë nga ndërtesa e ambasadës Yulia Navalnaya u shpreh: “Falënderoj të gjithë njerëzit që ishin në radhë, kam shkruar vetëm një fjalë: Navalny", tha ajo.

Navalnaya u nis në qytetin gjerman në orën 12:00 me orën lokale si pjesë e lëvizjes “Mesdita kundër Putinit”.

 


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet presidenciale, Putin fiton mbi 87% të votave: Askush s'do ta shtypë Rusinë, jemi më të fortë! Qindra njerëz protestuan