Me qindra zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale tre-ditore, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër presidentit Vladimir Putin. Por sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë Vladimir Putin ka fituar gati 88% të votave. Sipas exit poll-it FOM, Putini i ka fituar 87.8 për qind të votave, ndërsa sipas Qendrës Hulumtuese Publike të Rusisë (VCIOM), Putini i ka fituar 87 për qind të votave.
Gjatë ditës përfaqësues të opozitës ruse mbajtën protestë paqësore dhe politike kundër rizgjedhjes së tij. Sipas opozitës, rusët dolën në qendrat e votimit për ta hedhur si të pavlefshme fletën e votimit, ose për të votuar për një nga tre kandidatët kundër Putinit.
Bashkëpunëtorë të ish udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalni u kishin bërë thirrje atyre që janë të pakënaqur nga Putin dhe lufta në Ukrainë që të dilnin në qendrat e votimit, strategji të cilën e njoftoi vetë Navalni, disa ditë para se të vdiste në burg, muajin e kaluar. Më pas e bashkëshortjja e tij Julia Navalnaja dhe ekipi vijuan me këtë formë proteste.
Protestat më të mëdha të rusëve kundër Putin u zhvilluan nëpër ambasadat e Rusisë në botë. Kur e veja e Navalnyt, Julia, u shfaq në ambasadën ruse në Berlin, ku rusët prisnin të votonin, disa nisën të brohorisnin emrin e saj.
Putin pritet të zgjasë sundimin e tij edhe me gjashtë vjet të tjera, në një proces zgjedhor që vjen pas sulmeve të ashpra të Kremlinit ndaj kundërshtarëve politikë. Autoritet vendase në Rusi kanë konfirmuar se është shënuar pjesëmarrje e lartë në zgjedhje.
Votimi tre ditor për zgjedhjet presidenciale u mbyll sot në mbrëmje. Zgjedhjet janë fiktive dhe nuk përbëjnë sfidë për presidentin 71-vjeçar, pasi kundërshtarët politikë të tij janë në burg, ose në mërgim dhe kundërshtari më i ashpër i tij, Alexei Navalny vdiq në burg. Tre kandidatët e tjerë në fletëvotim janë politikanë të profilit të ulët nga partitë opozitare që ndjekin vijën e Kremlinit.
Putin, i cili erdhi në pushtet në vitin 1999, si duket ka marrë mandatin e tij të pestë, dhe pas kësaj ai do t’ia kalonte me mbajtjen e pushtetit edhe Stalinit e do të bëhej udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë prej 200 vitesh. Udhëheqësit perëndimorë i kanë cilësuar zgjedhjet në Rusi si fyerje për demokracinë.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale Vladimir Putin u shfaqu për të konfirmuar se ka fituar presidencën. Ai thotë se fitorja e tij do t’i lejojë Rusisë të bëhet më e fortë dhe më efektive.
“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar”.
“Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin. Rezultati i zgjedhjeve përfaqëson besimin e plotë të qytetarëve në faktin se ne do të bëjmë gjithçka siç është planifikuar. Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë", tha presidenti rus Vladimir Putin.
Sondazhet e jashtme tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin fitoi një shumicë të madhe në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, të cilat patën vetëm një rezultat të mundshëm. Një sondazh nga Qendra Ruse e Kërkimit të Opinionit Publik sugjeron se 87.97% e njerëzve votuan për presidentin aktual të Rusisë.
Forcat ruse kanë pretendojnë se kanë rrëzuar një helikopter ushtarak ukrainas që po shkonte drejt rajonit të Belgorodit në ditën e zgjedhjeve presidenciale.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se helikopteri Mi-8 u rrëzua si kundërpërgjigje pas një vale sulmesh me dron ukrainas gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy, i cili është afër kufirit rus.
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka shkuar në ambasadën ruse në Berlin për të votuar në zgjedhjet presidenciale ruse.
Pasi ka dalë nga ndërtesa e ambasadës Yulia Navalnaya u shpreh: “Falënderoj të gjithë njerëzit që ishin në radhë, kam shkruar vetëm një fjalë: Navalny", tha ajo.
Navalnaya u nis në qytetin gjerman në orën 12:00 me orën lokale si pjesë e lëvizjes “Mesdita kundër Putinit”.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron përsëriti sërish se në të ardhmen mund të nevojitet që të kryhen operacione në terren në Ukrainë, e cila është në luftë me Rusinë.
"Mund të ndodhë që në një moment të caktuar, nuk e shpresoj dhe nuk do të marr iniciativën, do të jetë e nevojshme të kryhen operacione në terren, çfarëdo qofshin ato, për t'u përballur me forcat ruse!”, tha presidenti francez për ‘Le Parisien’, kur u kthye nga Berlini pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin polak, Donald Tusk.
Sulmet me dronë u regjistruan gjatë natës në shumë vende në Rusi. Përveç një rafinerie në rajonin e Krasnodarit, u vunë në shënjestër infrastruktura të shumta.
Forcat e armatosura ruse - sipas raporteve të Tass - rrëzuan aeroplanë në rrethin Domodedovo dhe në lagjen Stupinsky të Moskës, në rrethin Ramensky afër kryeqytetit, në rajonin e Rostovit dhe në rajonin e Belgorodit, ku linjat e energjisë elektrike dhe gazit u dëmtuan.
Autoritetet ukrainase raportojnë një sulm rus në zonën e Odessa me 14 dronë. Dëme të raportuara në infrastrukturë dhe aktivitete bujqësore