SHBA – Një grua 41 – vjeçare është zgjuar në sallën e operacionit gjatë kohës që kirurgët ishin duke hequr organet e saj për transplant. Collen Burn, mamaja e tre fëmijëve, ishte shtruar në spital pasi kishte kaluar një mbidozë droge dhe më pas ishte deklaruar e vdekur.
Spitali, që e deklaroi gruan të vdekur u gjobit me rreth 4600 euro, pasi në të vërtetë 41 – vjeçarja nuk kishte vdekur, por ishte në gjendje kome. Kurse një zëdhënës i spitalit tha se kishin mësuar shumë nga kjo ngjarje dhe kishin bërë disa ndryshime.
Pasi u deklarua e vdekur, familjarët e saj vendosën që organet e saj të dhuroheshin për pacientët e tjerë të cilët mund të kenë nevojë. Gjatë operacionit, gruas filloi t’i rrahë përsëri zemra.
Ky rast ka ndodhur në vitin 2009 dhe doli në dritë pas një hetimi të gazetarëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com