TIRANE- Tre ditë para se policia të bënte publike megaoperacionin e shkatërrimit të bandës së tritolit, bashkëshortja e njërit prej kushërinjve Mëhillaj, të cilët arritën t'i shpëtonin arrestimit, nuk është paraqitur në punë. Bëhet fjalë për bashkëshorten e Genis Mëhillaj, e cila mban postin e nëndrejtoreshës së Institucionit të Shëndetit Publik në Vlorë.

I kontaktuar me telefon drejtori i Shëndetit Publik në këtë qark, Tomor Caka, ka shpjeguar për “Shqiptarja.com” se Blerta Mëhillaj vartësja tij prej disa ditësh nuk është paraqitur në punë. I pyetur mbi arsyet që ajo ka dhënë Caka ka pohuar se ajo ishte me leje të zakonshme, një pjesë e pakryer nga viti i kaluar.

I pyetur për kohën se kur vartësja e tij ka filluar lejen e zakonshme drejtori Caka nuk ka dhënë një përgjigje duke u justifikuar me fjalinë se duhet të verifikonte letrat dhe kërkesat.


Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)