Gruaja e ministrit të Jashtëm në Oman pasi ka lënë 2 milionë sterlina brenda një nate në bixhoz në hotelin “The Ritz” në Londër, ka ngritur një padi ndaj kazinosë pse e la të luante.
Noral Al- Daher, 47 vjeç, e njohur edhe si Princeshë Nora, tentoi që të padiste kazinonë Piccadilly, duke thënë se ata e dinin për varësinë e saj ndaj bixhozit, por e inkurajuan që të luante.
Al- Daher, që është edhe vajza e një sauditi të pasur dhe që është martuar me ministrin e Jashtëm të Omanit, i humbi paratë më 3 prill të vitit 2012.
Brenda pak orësh ajo arriti limitin e 1.7 milionë sterlinave në kartën e saj.
Me kërkesën e saj, limiti u shty në 2 milionë sterlina, të cilat i humbi po ashtu, ndërsa u la 14 mijë sterlina bakshish stafit.

(Në Foto: Ministri i Jashtëm i Omanit,Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al-Busaidi)
Por disa nga ceqet që iu lëshuan asaj nuk u përmbushën si detyrim dhe hoteli “The Ritz” e hodhi në gjyq, duke pretenduar 1 milion sterlina në borxhe të papaguara.
Princeshë Nora përgatiti një kundërpadi ndaj kazinosë, duke thënë se ata nuk duhet ta lejonin të luante.
Por gjyqtari Anthony Seys tha se ajo ishte komplet e përgjegjshme për veprimet e saj suke i shtuar se kjo humbje nuk ishte ndonjë katastrofë për të dhe familjen e saj.
“Ju jeni një person me pasuri të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Shuma e madhe që keni humbur është brenda mundësive tuaja,”-tha gjyqtari.
Tani me vendim të gjykatës ajo duhet të paguajë shumën prej 1 milion sterlina, plus interesat.
Dy muaj më vonë ajo dhe familja e saj humbën edhe 3 milionë sterlina në Las Vegas.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com