Gruaja e Shirokës: Sigurimi na
përndiqte,ai pa tmerre nëpër burgje

Gruaja e Shirokës: Sigurimi na <br />përndiqte,ai pa tmerre nëpër burgje
Në vitet e zymta të diktaturës së egër komuniste, në kohën kur personazhe të ndritur të kombit, intelektualë të zotë e klerikë atdhetarë egzekutoheshin pa gjyq, ndër shtëpitë e qytetit të Shkodrës jeta vazhdonte si e strukur në heshtje nga frika e ndonjë raprezalje apo spijunimi të mundeshëm.

Festat e gëzimet familjare mbyteshin nën peshën e shtërngesës ekonomike e të frikës në ambientin e politizuar nga demagogjia e paskrupull e unipartisë në pushtet.

Njerëzit i druheshin kontakteve e bisedave për problemet e shumta të jetes. Por ndodhte edhe, që në muzgun e mbasditës apo në orët e mbrëmjes të shiheshin tek tuk ecejaket e ndonjë cifti, grupi apo familje, të cilët shkonin për ndonjë urim fejese, ktheheshin nga festimi i ndonjë ditëlindje apo gëzimi tjetër familjarë.

Miqësitë e vjetra sillnin ndër këso netësh speciale festash tek familja ime, personazhe interesante e shumë të njohtun të qytetit, të cilet me vizitat e tyre mundoheshin të kujtonin e të respektonin traditat fetare e zakonet tona familjare. Në familjen time, festa fetare e ditës së emrit, festohej e "zyrtarizuar" si "dita e lindjes", e miq të mirë e të shumtë si Gjenarini, Xhevati, Gjoni, Ahmeti, Faiku, Marku ishin të përhershëm. Pervec miqësisë familjare, të medhenjtë i lidhte puna në sektorët më të vështirë e po ashtu edhe përsekutimi ishte emruesi i tyre i përbashkët.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 15 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë