Bashkëshortja e shoferit të kamionit ku u kap droga
Bashkëshortja e shoferit të kamionit në të cilin u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm. Ajo ka thënë për “Klan Kosova” se burri i saj nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se nuk e dinte se çfarë ngarkese kishte brenda në kamion.
“Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse me rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. Është i afërt me neve, nuk del nuk pi. 80 euro paguhet për një xhiro. Ky është vetëm vozitës, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek aty. Është vetëm shofer, kush ngarkon, çfarë qet aty, ky nuk e di. Gjithherë ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeçar. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të shoh të gjejë ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pas punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pas as të dielën”, është shprehur gruaja e shoferit të kamionit.
![]()
Më tej ajo ka treguar momentin kur policia ka arrestuar bashkëshortin e saj gjatë aksionit.
“Të hënën në 09:20 e thirrën “a po vjen me zbrazë kamionin”. Tha “Po” si gjithherë. Unë i përfundova disa punë dhe i pashë dy veta që kaluan me atë, i ranë ziles ju thash hajde hyrë. Kur i ranë dy tre herë ziles thash mos është për rrymë dikush me të. Dola, ia kishin lidh duar, plot oborri policë, dhjetë a s’e di sa ishin”, ka thënë gruaja.
Lajmi kryesor:
400 kg kokainë në kamionin me pula kaluan nga Durrësi, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua dhe u kap droga në Kosovë! I vendosëm GPS nëpër pako
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)