400 kg kokainë në kamionin me pula kaluan nga Durrësi, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua dhe u kap droga në Kosovë! I vendosëm GPS nëpër pako

Guardia di Finanza ka reaguar për kapjen e 400 kilogramë kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës.

GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë), theksohet në njoftim.

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Mesditën e djeshme në Kosovë përveç 400 kilogramë kokainë janë sekuestruar edhe armë, fishekë, para, një veturë e telefona. Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk. 

"Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar. Policia e Kosoves ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë se Kosoves mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk", thuhet në njoftimin e palës kosovare.

Ky është një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Nga operacioni janë arrestuar 7 persona, për shkak se akuzohen se janë të përfshirë në rrjetin që trafikoi kokainën, ata janw Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi janë tre të arrestuarit në Kosovë. Shoferi i kamionit, i cili është mes të arrestuarve, ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to. I arrestuari Izet Sheqiri është ortaku i shtetasit shqiptar Bledar Habili, të cilët kanë në pronësi kompaninë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Lipjan të Kosovës, kompani e krijuar 7 muaj para se të kapej droga. 

Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish pule ku ishte e vendosur në 20 arka, ku ishin hequr pulat dhe ishte vendosur droga në vend të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'. Konteineri me drogë u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Gruaja e shoferit të kamionit me 400 kg kokainë: Burri im është i pastër, s’e dinte çfarë kishte në mjet! Ai vetëm drejton, nuk ngarkon e shkarkon mallin

1621360556_Screenshot186.jpg

Bashkëshortja e shoferit të kamionit ku u kap droga

Bashkëshortja e shoferit të kamionit në të cilin u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm. Ajo ka thënë për “Klan Kosova” se burri i saj nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se nuk e dinte se çfarë ngarkese kishte brenda në kamion.

“Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse me rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. Është i afërt me neve, nuk del nuk pi. 80 euro paguhet për një xhiro. Ky është vetëm vozitës, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek aty. Është vetëm shofer, kush ngarkon, çfarë qet aty, ky nuk e di. Gjithherë ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeçar. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të shoh të gjejë ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pas punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pas as të dielën”, është shprehur gruaja e shoferit të kamionit.

Më tej ajo ka treguar momentin kur policia ka arrestuar bashkëshortin e saj gjatë aksionit.

“Të hënën në 09:20 e thirrën “a po vjen me zbrazë kamionin”. Tha “Po” si gjithherë. Unë i përfundova disa punë dhe i pashë dy veta që kaluan me atë, i ranë ziles ju thash hajde hyrë. Kur i ranë dy tre herë ziles thash mos është për rrymë dikush me të. Dola, ia kishin lidh duar, plot oborri policë, dhjetë a s’e di sa ishin”, ka thënë gruaja.

Ora 13:04
Kapja e kontejnerit me 400 kg kokainë në Kosovë, reagon ambasadorja Kim: Rezultat i bashkëpunimit të SPAK dhe DEA-s

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim reagon pas kapjes së 400 kilogramë kokaine në Kosovë që vinte me kontejner nga Brazili. Me një postim në Twitter, Kim thotë se kapja e sasisë së kokainës erdhi si rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SPAK, Policisë dhe DEA-s.

"Kapja e 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të fortë midis SPAK, Policisë dhe DEA-s. Bashkëpunimi luajti një rol të rëndësishëm kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës", shkruan Kim.

Ora 11:36
Policia italiane publikon videon, si u ndoqën dhe u kapën 400 kg kokainë në Kosovë

 

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë, të nisura në një konteiner mishi nga Brazili për në Kosovë. Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian pas sinjalizimeve nga DEA. Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Ora 11:13
Ambasada Amerikane në Kosovë përgëzon autoritetet për kapjen e 400 kg kokainë: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

SHBA-Prishtin-600x360.jpg" style="height:468px; width:780px" />

Ambasada amerikane në Kosovë, ka përgëzuar autoritetet kosovare për konfiskimin e 400 kg në Lipjan. Ambasada përmes një postimi në Twitter ka shkruar se konfiskimi i djeshëm është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në postim.

Ora 10:06
Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Guardia di Finanza: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua droga

Reagon pala italiane konkretisht Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria, të cilët kanë shpjeguar edhe se si janë kapur 400 kg kokainë në Kosovë që kishte kaluar nga Porti i Durrësit.

GDF thekson se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro, thuhet në njoftim. 

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën. Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës