Gruaja e veçantë që i përkushtoi jetën shëndetit të shqiptarëve merr nderimin e qytetit të Elbasanit

Gruaja e veçantë që i përkushtoi jetën shëndetit të shqiptarëve merr nderimin e qytetit të Elbasanit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit i dha titullin “Qytetare Nderi” infermieres Arzie Sadiku “Për kontributin e dhënë në fushën e infermierisë”. 

Arzie Sadiku për 48 vite me radhë u shërbeu pacientëve të saj dhe nuk ka familje në Elbasan që të mos ketë ndjerë praninë dhe kontributin e saj.

Titulli “Qytetare Nderi”,  ju dha nga Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak  Altin Idrizi. 


Vetë infermierja e emocionuar falenderoi të gjithë ata që në këto vite i kanë qëndruar pranë duke e ndihmuar të rritet profesionalisht, sidomos familja.

Arzie Sadiku ishte një nxënëse e shkëlqyer, menjëherë pas shkollës ajo u punësua në spitalin e Elbasanit, punë të cilën do ta vazhdonte gjithë jetën e saj, duke u shquar për përkushtim dhe devotshmëri në kryerjen e detyrës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë