Gruaja fyen presidentin turk
Erdogan, burri e padit në gjykatë

Gruaja fyen presidentin turk<br />Erdogan, burri e padit në gjykatë
Edhe para tentativës për grusht shteti presidenti turk Erdogan njihej për popullaritetin e tij të madh. Kjo është vërtetuar më së miri nga një padi që një burrë ka bërë ndaj gruas së tij, e kjo për faktin se ajo ka fyer presidentin kur ai u shfaq në televizion.
 
Padia është bërë në muajin shkurt kur Ali Dinç pas tentativave të shumta që e shoqja të ndalte sharjet ndaj Erdogan nuk ka pasur zgjidhje tjetër veç denoncimit.
 
Burri është shprehur se presidenti është njeri i mirë dhe ka bërë gjëra të mira për Turqinë. Ai ka thënë më tej se nuk do të lejonte askënd të fliste keq për të, madje as babin e tij. Prandaj pas kësaj sjelljeje të pahijshme të së shoqes ai është shprehur se nuk e do më pasi nëse do kishte sharë atë do i falej,po ndaj Erdoganit kurrsesi nuk mund të thuhen ato fjalë.
 
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje gruaja ka kërkuar divorcin, duke regjistruar edhe një rast tjetër të besnikërisë së verbër që turqit kanë për presidentin e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)