Gruaja invalide apelon për ndihmë
familja jeton me 5 mijë lekët e kempit

Gruaja invalide apelon për ndihmë<br />familja jeton me 5 mijë lekët e kempit
Familja Samurri në Elbasan jeton në kushte të mjerueshme. 32-vjeçarja, Fatmira Samurri ka pësuar një fatkeqësi qysh në moshë të mitur duke djegur në gradën e tretë këmbën, që edhe pas 10 ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ka arritur të kthehet në normalitet.
 
32-vjeçarja ka krijuar familje dhe ka një vajzë 3 vjeç. Vështirësitë me të cilat përballet ajo dhe familja e saj, janë të mëdha.
 
Jetojnë në një shtëpi me qira pa asnjë kusht minimal për jetesë, duke paguar 5 mijë lekë, ndërkohë kempi që merr Fatmira është 10 mijë lekë.
 
Ajo ka edhe bashkëshortin e papunë, dhe e gjendur në këto kushte kërkon ndihmën e shtetit pasi e ka të pamundur jetesën.

“Që 2 vjeç e gjysme deri tani jam e djegur dhe nga ajo kohë deri tani që jam 32-vjeç jam spitaleve. Jam operuar 10 herë me borxhe dhe nuk e di se kur do i laj. Është e vështirë, 100 mijë lekë që marr, 50 mijë i paguaj qira, goca do të hajë, drita ujë me çfarë t’i paguaj? Kur nuk ke shtëpi të vijnë të gjitha pastaj. Unë kërkoj të ketë burri punë dhe të më japin shtëpinë. Prej 5 vitesh kërkoj strehim , pse të mos kem edhe unë pallat si të gjithë të tjerët. Goca rrugës shikon fëmijët e tjerë dhe qan, e unë nuk ja plotësoj dot. Vetëm për gocën të paktën, se kushtet e mia nuk plotësohen më”, thotë Fatmiri.
 
“Kërkoj të futem në punë që të mbaj familjen, me 100 mije lekë që merr nusja s’e përballojmë dot. 50 mijë lekë qiraja, 50 mijë lekë i merr ilaçe”, u shpreh bashkëshorti.
  
Bashkëshorti i saj Bujar Samurri e ka të vështirë të gjejë punë. Ka punuar në ndërtim si punëtor krahu por muajt e fundit nuk gjen më punë si më parë.
 
Edhe pse është endur në disa firma, ende askush nuk e ka marrë që të sigurojë pak të ardhura për familjen e tij.

Redaksia Online
Al.N/Shiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre