Një fotografi e publikuar në facebook ku tregohet një grua shtatëzënë në muajin e nëntë që ngre pesha të rënda ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale. Fotografia është publikuar nga stërvitësi i saj 35-vjeçar.
Pas publikimit të fotos në 15 shtator dhe deri më tani ka arritur më shumë se 16 mijë komente. Komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale ishin të ndryshme, kryesisht ishin kritika. Disa prej tyre shpreheshin se mjekët sugjerojnë që gjatë periudhës së shtatëzanisë të mos ngrenë pesha të rënda; disa të tjerë tregonin se ngritja e peshave të rënda mund të shkaktojë abortin.

Josh Giannapolous, përdorues i facebook shkruante: "Ajo është shumë egoiste që rrezikon një jetë të re për përfitime të veta personale. Të postosh një foto të tillë në facebook nuk është një krenari".
Pjesa tjetër e komenteve ishin në mbrojtje të gruas shtatëzënë dhe stërvitësit të saj, duke shkruar në adresë të gruas shtatëzënë se ishte në formë shumë më të mirë se zonjat e tjera të dhjamosura.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com