Një grua që peshon 300 kilogramë, e cila gjithmonë ka patur nevojë për ndihmën e të shoqit për të lëvizur, deklaron se ishte pikërisht bashkëshorti ai që e parandaloi të humbiste peshë.
 
Bettie nga Huston i Teksasit, sapo ka hequr dorë nga një dietë me pula të skuqura dhe salcë barbekjuje.
 
Por bashkëshorti, Joshi, ka pranuar  se ai nuk e suportoi asnjëherë 24 vjeçaren në përpjekjen e saj për të humbur peshë sepse ai frikësohej se po të dobësohej, gruaja e tij nuk do të kishte më nevojë për të  dhe marrëdhënia e tyre do të ftohej.
 
Gruaja e kishte të pamundur që më peshën e saj të kryente edhe nevojat e saj më jetike. Falë një operacioni ajo ka arritur të bjerë në 100 kilogramë më pak.
 
I shoqi është tepër i përkushtuar ndaj saj, e çon ngado dhe madje e ndihmon të bëjë dush.
 
“Pesha ime më ka zhytur gjithmonë në dhimbje. Ndieja se nuk mund të bëja asgjë për veten time. Martesa me Joshin ishte e vështirë sepse pesha ime më pengonte për një  jetesë normale”, thotë gruaja.
teksas
cifti
gruaja
 
  Redaksia Online
  (Alt.h/shqiptarja.com)