Gruaja që ka akuzuar futbollistin Christiano Ronaldo për përdhunim ka qenë e martuar me një shqiptar. Gazeta gjermane, Der Spiegel, që publikoi e para denoncimin dhe tani do të përballet në gjykatë me Ronaldon, shkruan se Kathryn Mayorga është diplomuar për gazetari dhe se në vitin 2008 ajo është martuar me një barist shqiptar.
“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”
Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”.
deri ketu nuk tregoi se se u mpleks me futbollistin. por te ajo duhet te tregoj se si i pranoj eurot pa fund qe mori pasi pranoi oferten prej tij...
Përgjigju