Gruaja rome në jetën politike
Trajnimi 2-ditor i OSBE/ODHIR-it
Masat që duhen marrë për rritjen e pjesëmarrjes së gruas rome në jetën publike dhe politike ishin fokusi i trajnimit dy-ditor të organizuar nga projekti i OSBE/ODIHR-it “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve” (PMIR).
POGRADEC - Masat që duhen marrë për rritjen e pjesëmarrjes së gruas rome në jetën publike dhe politike ishin fokusi i trajnimit dy-ditor të organizuar nga projekti i
OSBE/ODIHR-it “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve” (PMIR).
Rreth 20 gra rome dhe egjiptiane, me përvojë të ndryshme profesionale, përfshirë aktiviste të shoqatave, gjatë trajnimit mësuan më shumë rreth pjesëmarrjes aktive në proceset politike në vend. Edukimi mbi të drejtat individuale themelore, shërbeu si një pikënisje për këto gra për të kuptuar më mirë rëndësinë e pjesëmarrjes politike.
Nëpërmjet ushtrimeve praktike dhe role-play, pjesëmarrësit përfituan një kuptueshmëri më të thellë mbi avantazhet e pjesëmarrjes politike. Ato patën gjithashtu mundësinë të mësojnë më shumë mbi disa sfida me të cilat përballen si gra nëse ndërmarrin një karrierë politike, bazuar në përvojën konkrete të znj. Meleqe Rrënja dhe znj. Etleva Tare të cilat kanë kandiduar në zgjedhje të mëparshme elektorale vendore apo parlamentare në Shqipëri, përvojë që u nda prej tyre me pjesëmarrëset gjatë trajnimit.
"Nëpërmjet nxitjes së këtyre grave për t’u bërë aktive dhe për të ushtruar të drejtat e tyre politike të garantuara me ligj, ne nuk jemi vetëm duke siguruar pjesëmarrjen e grave Rome në jetën politike, por jemi gjithashtu duke kontribuar në barazinë në vendimmarrjen brenda komuniteteve të tyre”, tha Judith Kiers, Menaxhere e Projektit PMIR.
Ky trajnim ishte i fundit i tri trajnimeve të organizuara nga projekti PMIR për edukimin e votuesve dhe rritjen e pjesëmarrjes së romëve në jetën politike. Qëllimi i këtyre trajnimeve është rritja e pjesëmarrjes së romëve në proceset elektorale dhe fuqizimi i kapaciteteve të tyre për advokim politik të pavarur.
PMIR është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur nga Shtetet Pjesëmarrëse të OSBE-së. Projekti mbështet programet inovative për promovimin e pjesëmarrjes më të madhe të romëve në jetën politike dhe publike dhe në vendimmarrje, ndihmon në luftën kundër diskriminimit dhe kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15