Gruaja shpenzoi 6600 euro të
Ministrisë, paditet kandidati i PD

Gruaja shpenzoi 6600 euro të<br />Ministrisë, paditet kandidati i PD
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të FA, Xhemal Gjunkshi, i cili renditet i dyti në listën e Partisë Demokratike në Dibër, si kandidat për deputet, është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës.

Objekti i padisë: Për kthim shume.

Bhet fjalë për një shumë prej 6 600 euro, e cila është shpenzuar për bileta avioni nga bashkëshortja e Gjunkshit, por i përkisnin buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas padisë së paraqitur në Gjykatë, kjo shumë e madhe, është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e Shefit të Përgjithshëm të Shtabit të FA, për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.

Xhemal Gjunkshi kandidon në 25 Qershor i dyti i listës së PD në Qarkun e Dibrës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur