Një grua ka tentuar që të takojë kryeministrin e vendit Edi Rama ose kryetarin e Kuvendit Ilir Meta teksa ata dolën nga takimi që kishin në vilën 30, por nuk u lejua nga garda.

Menjëherë pas kësaj, kur efektivët e gardës e penguan gruan që të afrohej pranë automjeteve të Metës e Ramës, ka qenë Ministri i Brendshëm, Saimir tahiri i cili e ka marrë gruan dhe për disa minuta ka diskutuar me të për problemin për të cilin ajo kërkonte ndihmën e Metës ose Ramës.
 
Pas diskutimit me Tahirin, larg vëmendjes së kamerave që ishin duke ndjekur takimin e dy krerëve të mazhorancës, gruaja ka thënë se, problemi i saj ka lidhje me një shtesë në banesën ku jeton.

Ajo ka shtuar se, për heqjen e shtesës ka fituar edhe të gjitha shkallët e gjyqësorit, që i kanë hënë të drejtë asaj, por deri tani askush nuk ka zbatuar vendimin e gjykatave.

 “Jam e përndjekur më kanë pushkatuar babën në 1951. Kam fituar gjithë gjyqet që të prishet një shtesë që është bërë pranë banesës sime te pallatet Agimi, janë bërë 30 gjyqe i kam fituar dhe shtesa nuk hiqet”- tha gruaja.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)