Gruevski: Dua 63 deputetë, ose 
Kryeministri do të jetë shqipta

Gruevski: Dua 63 deputetë, ose <br />Kryeministri do të jetë shqipta
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, mbrëmë nga Manastiri kërkoi 63 deputetë, që t'i rezistojë presioneve nga partitë shqiptare.
 
Jo pa qëllim, Gruevski ka bërë një deklaratë të tillë pikërisht nga Manastiri, nga vendi i zhvillimeve historike për fatet e kombit shqiptar.
 
“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabie, duhet të dal dhe t'i jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve. Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH. Andaj shumë nuk duan që VMRO të fitojë 63 deputetë, por megjithatë është e nevojshme votimi masovik për fitoren e VMRO-DPMNE”, theksoi Gruevski.

Është strategji tipike e Nikolla Gruesvkit që t'i japë tone të mirëfillta nacionaliste situatës politike sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, apo koalicioni tij qeverisës është në rrezik. Edhe kjo deklaratë është e kësaj natyre. (INA)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai