Gruevski: Kush sjell destabilitet
arsenal policor si "Kumanova" 

Gruevski: Kush sjell destabilitet<br />arsenal policor si "Kumanova" 
Maqedoni - Kryeministri,Nikolla Gruevski ka bërë të ditur se nëse në Maqedoni përsëritet  incidenti i armatosur si në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 maj qeveria e Maqedonisë do të angazhojë gjithë arsenalin policor për të asgjesuar të gjitha grupet e armatosura, duke përfshirë ish-komandatët e UCK-së së Kosovës dhe të gjithë ata që rrezikojnë shtetin e maqedonisë, bën me dije agjensia e lajmeve “Zhurnal”.

Gjatë një interviste të dhënë  mbrëmë në Shkup, Gruevski iu përgjigj pyetjes se a vallë rrezikohet Maqedonia nga incidente të armatosura si në rastin e Kumanovës.

“ Ngjarjet e Kumanovës  qeveria i zgjidhi me sukses dhe  efikasitet të madh. Në qoftë se në të ardhmen ndodh qe të ketë situalata të këtilla, Qeveria shpejt me sukses dhe efikasitet do t’i zgjidh ato kuptohet nëse ndodhin.”- deklaroi kryeministri Gruevski.

Kreu i qeverisë maqedonase u shpreh se ishte sukses që gjithë shteti i Maqedonisë luftoi në Kumanovë me grupin kosovar. Gjatë këtij incidenti u vranë 8 policë të njësisë speciale dhe 10 pjesëtarë të grupit nga Kosova. Ndërkohë që sot në burgjet e Maqedonisë ndodhen akoma 30 kosovarë.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin