Gruevski liderëve të Rajonit: Kujdes
me deklaratat, populli i keqkupton

Gruevski liderëve të Rajonit: Kujdes<br />me deklaratat, populli i keqkupton
TIRANË - Kryeministi i Maqedonisë Nikolla Gruevski nga forumi ekonomik i Vjenes u bëri apel liderëve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të kujdesshëm në mesazhet që përcjellin, kjo sipas tij,. pasi populli mund t’i keqinterpretojë ato dhe mund të krijohet një ndjesi negative mes tyre. Gruevski tha se Maqedonia është një shtet multietnik dhe si e tillë mesazhet e dhëna krijojnë ndjesi te qytetarët
 
“Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, tha Gruevski.

Kryeministri maqedonas bëri fajtore Greqinë për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NAT0.
 
“Është Greqia ajo që po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”- u shprehur Gruevski.

Gruevski gjatë fjalës së tij nënvizoi ndër të tjera se shtyrja e pafund e anëtarësimit nuk është një zgjidhje por është një dëm jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin duke thënë se nëse këto shtyrje nuk do të ndodhnin atëherë vendi do të ishte jo në këtë situatë krize që ndodhet sot.

Megjithatë Gruevski theksoi se për daljen e vendit nga kriza po punohet duke bërë të mundur përmirësimin ekonomik të vendit.

“Shtyrja dhe shtyrja pa fund nuk është një zgjidhje krijon pasiguri është dëm për ne dhe për rajonin, po mos ndodhnin Maqedonia do ishte anëtarë i NATO-s dhe çdo gjë gjatë kësaj kohe do kishte rrjedhë tjetër. Jemi të përqendruar në përmirësimin e ekonomisë. Ne do të bëjmë maksimumin për zgjidhjen e gjithë krizës brenda vendit”- tha Gruevski 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë