Gruevski:LSDM dhe partitë shqiptare
fajtore për dhunën ne Kuvend 

Gruevski:LSDM dhe partitë shqiptare<br />fajtore për dhunën ne Kuvend 
Kreu i VMRO-DPMNE-së,Nikolla Gruevski, ka fajësuar LSDM-në dhe partitë shqiptare për dhunën e djeshme qw pwrfshinw ambientet e Kuvendit të Maqedonisë.

Tre orë pas mesnate përmes një konference të jashtëzakonshme Gruevski  ka akuzuar LSDM-në dhe partitë shqiptare, të cilat mbështesin partinë e Zaevit.

Lideri i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski,  ka theksuar se VMRO DPMNE nuk ka asnjë lidhje me dhunën e ushtruar.

Ai u ka bërë thirrje oganeve përkatëse që sa më shpejtë të zbardhin atë cka ndodhi , ndonëse për dhunën e ushtruar në Parlament ka fajësuar LSDM-në.

“E dënoj mënyrën se si Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë e tjera që e mbështesin vendosën që të përpiqen që në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetar të Parlamentit të Maqedonisë duke i shkelur në formë eklatante të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike dhe me vetëdije kontribuan në rritjen e tensioneve dhe polarizimin e shoqërisë sonë”, ka theksuar Gruevski.

Ai tha se duhet të mbështetet iniciativa e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov pë realizimin e një takimi mes liderëve të partive kyesore politike për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krizës së thellë politike.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën