Gruevski: Qeveria që zbaton
Deklaratën e Tiranës, jo reformuese

Gruevski: Qeveria që zbaton<br />Deklaratën e Tiranës, jo reformuese
Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se një qeveri e cila zbaton Deklaratën e Tiranës nuk mund të jetë qeveri reformuese por anti-shtetërore.

“Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Deklarata tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësia e LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikje nga rastet ku ata janë të dyshuar”, shkruan Nikolla Gruevski në Facebook.

Prej kohësh Maqedonia ndodhet në krizë politike, pasi pas zgjedhjeve të dhjetorit refuzoi të mandatoi si Gruevskin por edhe kreun e LSDM Zaev pasi sipas tij platforma e partive shqiptare cënon  sovranitetin e vendit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë