Gruevski: Tragjike vrasjet në
Gostivar, respekt i ndërsjelltë

Gruevski: Tragjike vrasjet në <br />Gostivar, respekt i ndërsjelltë
SHKUP – Kreu i qeverisë maqedonase, Nikolla Gruevski, ka shprehur sot keqardhjen e tij për vdekjen tragjike të dy të rinjve shqiptarë në qytetin e Gostivarit disa ditë më parë. Ai gjithashtu i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave dhe shtoi se të gjithë pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Maqedoni duhet të respektojnë njëri-tjetrin, njoftuan mediat nga Shkupi.

"Rasti në Gostivar është ngjarje tragjike për tre familje, por edhe në përgjithësi për mbarë shtetin. Të gjithë ne ishim të tendosur nga ajo që ndodhi. Më vjen keq për gjithë këtë që ka ndodhur dhe shpreh ngushëllime deri te familjet e të vrarëve", tha kryeministri Gruevski.

“Jeta e njeriut - shtoi ai - ka çmim të lartë dhe kjo duhet të respektohet, ndërsa të gjithë ne duhet të investojmë në respektin e ndërsjellë edhe si njerëz, gjithashtu edhe si komunitete të ndryshme etnike dhe fetare”.

Dy të rinjtë shqiptarë humbën jetën pasi një polic maqedonas qëlloi mbi ta pas një grindjeje për një vend parkimi. Apele për qetësi dhe përgjegjësi kanë ardhur edhe nga komuniteti ndërkombëtar present në Maqedoni ndërkohë që mediat vendase kanë njoftuar se familja e policit maqedonas tashmë ka braktisur qytetin e Gostivarit nga frika e një hakmarrjeje.

Nga ana e tij Musa Xhaferri, zv/Kryeministër në qeverinë e Gruevskit si përfaqësues i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, bëri thirrje që ngjarja të mos shfrytëzohet për përfitime politike. Ai e cilësoi të drejtë revoltimin e shqiptarëve, por vlerësoi se ngjarja është një rast i shkëputur dhe jo një iniciativë që synon të cënojë ekuilibrat ndëretnik në Maqedoni.

“Sa i kemi bërë analizat e deritanishme nuk ka qenë ndonjë iniciativë që të prishë, apo në kuadër të frymës të marrëdhënieve ndëretnike dhe nuk do të ishte në shërbim të situatës, nëse ne edhe do ti jepshim këtë ngjyrë, nuk duhet të përfitohet politikisht mbi këtë ngjarje kaq të dhimbshme, mbi këtë humbje të madhe", deklaroi Musa Xhaferri. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)