Gruevski u flet shqiptarëve:Partitë
tuaja na kanë "djallëzuar"
Kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t’u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyre shqiptarë me një spot televiziv duke ju drejtuar me titra shqip.
Kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka menduar që në këto zgjedhje parlamentare t’u drejtohet edhe bashkëqytetareve të tyre shqiptarë me një spot televiziv duke ju drejtuar me titra shqip.
Në këtë spot, Gruevski thekson se VMRO- DPMNE është shtylla kryesore për realizimin e të gjitha projekteve të mëdha në vendbanimet shqiptare.
Nëpërmjet spotit kryeministri aktual në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë ka pranuar që faji është i tyre për steriotipin negativë të krijuar si mosbesim për kujdesin ndaj shqiptarëve nga partitë politike shqiptare.
(Në foto: Kryeministri aktual i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë spotit televiziv drejtuar shqiptarëve)Ai thotë se partitë politike shqiptare e kanë krijuar këtë imazh negativ pasi dështimet e tyre i kanë deleguar në këtë mënyrë.
Më tej ai ka akuzuar partitë politike shqiptare të cilat nuk i janë kushtuar problemeve të qytetarëve shqiptarë por krijimit të problematikave me tema kombëtare siç janë përdorimi i flamurit, përdorimi i gjuhës etj.
Duke sjellë në kujtesë projektet e ndërmara nga qeveria e tij kryeministri Gruevski ka cituar se problemet më të mëdha që duhen zgjjidhur dhe ku qeveria ka punuar më shumë janë ato ekonomike duke cituar që është punuar edhe në zonat ku ka më shumë shqiptarë.
Duke i shtruar një sërë pyetjesh të gjithë votuesve shqiptarë për progresin e punës së tij në fushën ekonomike, shëndetësore, bujqësore etj ai thotë:
“Nuk them se disa politikanë shqiptarë apo ministra nuk kanë kontribuar në gjithë këtë, por unë besoj se ju e dini kush është shtylla kryesore për përparimin e shumë çështjeve si këto”, ka shtuar Gruevski në spotin drejtuar shqiptarëve maqedonas.
Zgjedhjet parlametare në Maqedoni do të mbahen më 27 prill, ditë në të cilët do të mbahet dhe raudi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15