Në qytetin e Kuçovës, në Qarkun e Beratit, tashmë do të nisë së funksionuari një kompani e cila do të ushtrojë aktivitet në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të perimeve të kultivuara nga fermerët dhe vlera e këtij investimi do të arrijë deri në 20 milion dollarë.
Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një marrëveshje mes Ministrisë së Ekonomisë dhe një kompanie izraelite e cila synon që të ketë investim fillestar një vlerë prej 2 milion dollarë ndëkrohë që numri i punonjësve do të arrijë deri në 50.
Ministrja Ekonomi pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se, kjo marrëveshje nënshkruhet në kuadër të bashkëpunimit me kompanitë izraelite dhe dhënies me qera të objekteve shtetërore të cilat po degradohen, por që tanimë me investimet konkrete po kthehen në mundësi punësimi për qytetarët.
“Kompania izraelite që do të investojë 20 milion dollarë për projektin e saj.Aktivitet ka të bëjë me ruajtjen dhe përpunimin e produkteve të freskëta. Kjo kontratë qeraje është 1 euro për një periudhë kohore 20-vjeçare. Kompania do përpunojë dhe do grumbullojë perime dhe investimi fillestar është 2 milion dollarë. Në vitin 2018 do të ketë 50 punonjës” tha Ekonomi.
Ndërkohë, drejtuesi i kompanisë që do të investojë në tha se, e gjithë puna do të zbatohet sipas projektit që është paraqitur në ministri dhe se do të ndikojë në shtimin e sasisë së produkteve që kultivojnë fermerët, ndërkohë që do të ndihmohen për produkte cilësore dhe të certifikuara.
“Do ndërtohet një qendër e integruar për grumbullimin e produkteve bujqësore. Do seleksionohen, paketohen, certifikohen të gjitha produktet dhe do të dalin në tregun ndërkombëtar për të mos mbetur më në pikat kufitare për shkak të mungesës së certifikatave. Do të ofrohen impute me cilësi për të gjithë fermerët, ndërkohë që do të hapet një shkollë private për vijimin e ideve për ndërtimin e serave” tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO