TIRANE- Debate në Kuvend dje për futjen në rendin e ditës në Komisionin e Ligjeve të ngritjes së një grupi kontrolli parlamentar nga ky Komision për Zana Xhukën.

“Nuk ekziston si instrument parlamentar një grup deputetësh që bëjnë kontroll në organet e tjera. Ngritja e një grupi, është antikushtetues. Parlamenti ka kompetencë të kontrollojë dhe marrë informacion ose të ngrejë një komision hetimor, por kjo siç propozohet ashtu siç duket përplaset me kushtetutën”, tha numri dy i Komisionit, Oerd Bylykbashi.

“Meqenëse është fjala për rendin e ditës dhe mund të ketë debate të gjata, megjithëse ju ishit kundër dhe unë jam pro do të mjaftonte edhe vetëm fjala juaj për të kuptuar që ky komision është në të drejtën e tij, sipas nenit 102 të rregullores”, tha Xhafaj. S’munguan as replikat nga Halimi.

“Disa nëpunës në ILDKP kanë depozituar kërkesë në Prokurori. Mbyllni gojën, prisni të flasë Prokuroria. Ju Prokurorinë s'e bëni dot këtu. Në vendet e BE institucionet e pavarura respektohen, në vendet e otomanizmit ka arbraritete, arrogancë, gjithpushtetshmëri dhe sulltan të madhërishëm", u shpreh deputeti demokrat Eduart Halimi.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)