TIRANE- Kur jemi një muaj larg përgjigjes së marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, mazhoranca dhe opozita janë angazhuar për të ngritur një grup pune për të ndryshuar ligjin mbi funksionin e Kuvendit në procesin e integrimit. Kërkesa është bërë nga Komisioni i Integrimit dhe grupi i punës do të drejtohet nga tri anëtarë, një nga opozita dhe dy nga mazhoranca. Sipas shkresës që gazeta “Shqiptarja.com” disponon, theksohet se objektiva e kësaj nisme është që grupi i punës duhet të përgatisë amendamentet që ligji aktual të përmirësohet.
“Grupi i punës ka për detyrë përgatitjen e amendamenteve të nevojshme për përmirësimin e ligjit ekzistues. Për përgatitjen e amendamenteve, Grupi i punës shqyrton çdo material që e konsideron të nevojshëm për realizimin e detyrave. Grupi i punës paraqit një studim fizibiliteti mbi nevojat e ndryshimit të ligjit dhe paraqitet një raport pranë Komisionit të Integrimit Europian bashkë me projektin e ligjit të amenduar. Grupi i punës e ushtron aktivitetin e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”,- thuhet në shkresën zyrtare për ndryshimin e ligjit mbi funksionin e Kuvendit në procesin e integrimit Europian.
Këto ndryshime në ligj pritet që t’i japin një përparësi më të madhe Kuvendit në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Kjo pasi situata politike në vend është tejet konfliktuale dhe rritja e rolit të Kuvendit, i cili përbehet si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca në delegacionet e tij, pritet që të japi një imazh tjetër në Bruksel. Krahas kësaj, kjo shkresë vjen në një moment kur PS e PD dështuan në miratimin e rezolutës së përbashkët Shqipëri-BE për shkak të konfliktit politik.
Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com