Pas marrjes së statusit të vendit kandidat në bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, përmbushja e 5 prioriteteve kyçe të përcaktuara prej Komisionit Evropian, është kusht për hapjen e negociatave, që është hapi tjetër drejt anëtarësimit me të drejta të plota në BE.
Në Tryezën e tretë të Nivelit të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE që u mbajt në muajin qershor u theksua rëndësia e vazhdueshme për intensifikimin e ndërveprimit midis qeverisë dhe Komisionit Evropian për reformat që lidhen me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe. Për të mbështetur këtë bashkëpunim është vendosur të forcohen konsultimet midis qeverisë dhe Komisionit Evropian për zbatimin e çdo prioriteti kyç dhe të ngrihen grupe të përbashkëta pune për të mbuluar çdo prioritet kyç.
Në këtë kuadër, Ministria e Integrimit Evropian ka inicuar krijimin e grupeve të posaçme të punës për monitorimin e pesë prioriteteve, pak ditë pasi Kryeministri nënshkroi urdhrin për ngritjen e këtyre grupeve.
Roli i grupeve të punës
Grupet e Përbashkëta të Punës do të sigurojnë platformën për të diskutuar të gjitha reformat e nevojshme, për të monitoruar dhe zbatuar progresin në terren me synimin për të siguruar një zbatim të qëndrueshëm, tërësor dhe gjithëpërfshirës të 5 prioriteteve kryesore.
Këto grupe, jo vetëm do të monitorojnë procesin, por janë deri diku zbatuese të tij. I gjithë ky proces do të koordinohet nga Ministria e Integrimit Evropian por kësaj here me një bashkëpunim të plotë me Komisionin Evropian, sepse grupet e punës udhëhiqen jo vetëm nga Zv ministrat përkatës për 5 prioritetet, por edhe një përfaqësues i Komisionit Evropian. Pra do të ketë një bashkëveprim të ngushtë për plotësimin e 5 prioriteteve, të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit të integrimit.
Ministrja e Integrimit Evropian ka konfirmuar se, duke u mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes për çështjet e integrimit të BE-së, në takimet e grupit të posaçëm të punës mund të marrin pjesë përfaqësues të aktorëve të përfshirë dhe grupeve të interesit, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë informacion dhe të dhëna mbi çështje specifike.
"Ne besojmë fuqimisht se gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi është thelbësor për suksesin e procesit të integrimit", është shprehur Gjosha. Por, ajo ka theksuar se, "ky proces nuk presupozon thjesht plotësim katrorësh dhe ngritje strukturash për të mbikëqyrur ata që plotësojnë katrorët. Me zbatimin e këtyre masave, ne kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë sonë; ne kontribuojmë në ndërtimin e vlerave, të po atyre vlerave që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian".
Ndërkohë ministrja Gjosha ka theksuar se, "Qeveria është e përkushtuar plotësisht që të garantojë zbatimin në kohë të masave të parashikuara nga Udhërrëfyesi, sepse me këto masa hidhen themelet për qëndrueshmërinë e të gjitha reformave të tjera. Zbatimi i tyre dëshmon angazhimin tonë të palëkundur për të planifikuar dhe për të arritur rezultate në kuadrin e çdo nisme apo aktiviteti të nevojshëm për përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara prej Komisionit Evropian". /ATSH/
/Shqiptarja.com