Policia e Shtetit do të verifikojë në terren të gjithë pasuritë e personave që dyshohet se kanë ardhur nga pjesëmarrja në grupe kriminale.
Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për Report TV se në sitën e kontrolleve janë vilat, apartamentet, bizneset dhe makinat e çdo personi që ka të dhëna se ka qenë të përfshirë në trafik droge, prostitucion, apo krime të tjera.
Kjo është e njëjta metodologji që ndjek Guardia di Financa në Itali në luftë me krimin e organizuar.
Të dyshuarve do t’ju shkohet në shtëpi dhe do të pyeten se si kanë arritur të ndërtojnë vila luksoze, si kanë ngritur bizneset dhe ku i kanë gjetur të ardhurat për të blerë makina që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro.
Vlerat e këtyre pasurive, Policia do ti krahasojë me çmimet e tregut. Menjëherë sapo të krijohet dyshimi se këto pasuri kanë si burim të ardhurat nga krimi, atëherë do të bëhet sekuestrimi paraprak, ndërkohë që dosjet i çohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetim.
Deri më tani Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë 2.5 milionë euro, ku përfshihen 8 apartamente, 15 makina, 9 biznese dhe 1 vilë. Pasuritë e sekuestruara ndodhen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat.
Vlera e pasurive të sekuestruara ditët e fundit
400 mijë euro vlera e 8 apartamenteve
1 milionë euro vlera e 9 bizneseve
200 mijë euro vlera e një vile
900 mijë euro vlera e 15 makinave
Totali: 2.5 milionë euro
Policia nuk i ka bërë publik emrat e personave që kanë në pronësi këto pasuri, kjo edhe për faktin se do të jetë Prokuroria e krimeve të rënda e cila do të vendosë nëse do të çojë para gjykatës këta individë.
Pritet që në ditët në vijim të tjera pasuri do të sekuestrohen, ku përfshihen vila,apartamente dhe biznese në Durrës, Fier, por edhe në Elbasan. Ky operacion drejtohet nga numri 1 i policisë shqiptare Haki Cako.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO