Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje

Opozita ia doli të ulet e barabartë me maxhorancën në grupin e dialogut për Reformat në Kuvend.

Sfida e radhës do të jetë imponimi për propozimet e saj mbi Reformën zgjedhore, që në fakt, pritet të jetë kryefjalë e punimeve në tryezën e këtij grupi.

Në një intervistë për Report Tv, anëtarja e opozitës Dhurata Çupi thotë se paketa e propozimeve synon jo vetëm rregullimin e rregullave të lojës, duke nisur nga rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, por edhe integriteti i zgjedhjeve, me propozime si rishikimi i afatit të hetimeve për shkeljet zgjedhore.

Reforma zgjedhore është dialogu më i rëndësishëm në këtë tavolinë, shumë e rëndësishme çfarë është diskutuar në 5 qershor, koalicionet parazgjedhore, janë shumë të rëndësishme, afatet e hetimit administrative e penal, kemi dosje të vitit 2016 akoma të papërfunduara e të pambyllura, vazhdojnë të mbeten në hetime ndërkohë që procese të tëra zgjedhore kanë përfunduar. Çdo zgjedhje që ka pasur kontestime shumë pak vendime kemi nga proceset administrative e penale. Reflektimi i raporteve të ODIHR është kusht kryesor, reflektimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese”, shprehet Çupi për Report Tv.

Prioritet nuk duket të kenë listat e hapura, që nga ana tjetër PD zyrtare e kishte shpallur si një prej propozimeve më të rëndësishme, në komisionin bipartizan tashmë të dështuar të Reformës Zgjedhore.

Për Çupin, propozimi i Bashës për listat e hapura është reflektim i interesave të partive të vogla.

Le të jemi të vërtetë me qytetarët, PD është parti që ka qenë qeverisëse dhe partitë qeverisëse duhet të kenë propozime për sisteme që përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e vendit. PD nuk mund të pretendojë të bëjë propozime të partive të vogla, pra të marrësh një mandat apo dy mandate. PD është parti që duhet të propozojë sisteme apo çështje integriteti të raportit me besueshmërinë zgjedhore si parti serioze. Listat e hapura nuk janë të aplikuara gjerësisht siç propozohen nga aktorët e tjerë politikë”, thotë deputetja Dhurata Çupi.

Por, a do të propozojë opozita votë të detyruar, siç disa kohë më parë e artikulonte kreu i Rithemelimit Sali Berisha?

“Modeli që duhet të kërkojmë kërkon konsultë të gjerë”, thekson ajo.

Çupi mohon që Grupi i Dialogut do të prekë Reformën në Drejtësi, ashtu sikurse përflitej kur ky mekanizëm 3+3 u krijua në parlament.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion