Grupi B i Botërorit nis me ndeshjen Marok-Iran në 17:00, trajneri Queiroz: Speciale, duam fitoren

Grupi B i Botërorit nis me ndeshjen Marok-Iran në 17:00, trajneri Queiroz: Speciale, duam fitoren

Carlos Queiroz

Grupi B i Kupës së Botës starton me ndeshjen Marok-Iran që luhet duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin e “Saint Petersburg”. Nuk ka precedent të mëparshëm mes këtyre dy skuadrave në fazat finale të Botërorëve ndërsa Maroku merr pjesë për herë të pestë në një eveniment të tillë. Irani për herë të parë në histori arrin të kualifikohet në Botëror dy herë radhazi ndërsa për shkak të sanksioneve nga SHBA lojtarët iranianë janë të detyruar që këpucët sportive ti blejnë në dyqane pasi Nike nuk ka mundur të furnizojë me këpucë sportive Federatën iraniane.

Trajneri I Marokut Herve Renard e cilëson veten me fat që është në Botëror dhe thotë se Spanjën rivalen e grupit mund ta shpërqendrojnë gjëra të tjera por jo cështja e trajnerit. Renard sqaron se Iranin e studiojnë prej 6 muajsh dhe janë gati për debutim. Tek Irani ylli i skuadrës është Azmoun ndërsa trajner një emër i njohur Carlos Queiroz i cili deklaron "Ndeshja e parë është shumë speciale dhe jemi të përgatitur më së miri. Luajmë ndaj Marokut që ka një ekip dhe trajner të mirë por ne do të mundohemi të marrim tre pikët” e mbyll trajneri portugez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë