VIDEO/ E pyesin për të drejtat e njeriut, trajneri i Iranit përplaset me gazetarin dhe braktis konferencën para Kupës së Botës: Sa më paguani?

VIDEO/ E pyesin për të drejtat e njeriut, trajneri i Iranit përplaset me gazetarin dhe braktis konferencën para Kupës së Botës: Sa më paguani?

Carlos Queiroz

Trajneri  i Iranit, Carlos Queiroz u largua nga një konferencë shtypi pasi u pyet për shkeljet e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike. Queiroz u përball me mediat përpara një seance të hapur stërvitore në Katar, ku Irani do të garojë në Kupën e Botës 2022. Skuadra e tij do të fillojë garën kundër Anglisë të hënën, përpara ndeshjeve kundër Uellsit dhe Shteteve të Bashkuara Të Amerikës më vonë. FIFA ka qenë nën presion për të përjashtuar Iranin nga Kupa e Botës për shkak të shkeljeve të ndryshme të të drejtave të njeriut që po ndodhin në vend. Queiroz u pyet për situatën gjatë konferencës për shtyp dhe atmosfera u tensionua shpejt me gazetarin e Sky Sport.

"Lojtarët janë të lirë të protestojnë siç do të bënin nëse do të ishin nga ndonjë vend tjetër për sa kohë që kjo është në përputhje me rregulloret e Kupës së Botës dhe është në frymën e lojës", tha fillimisht trajneri i Iranit.

Kur u pyet nëse ishte mirë me pozicionin e trajnerit të një vendi që shtypte të drejtat e grave, Queiroz filloi të acarohej.

"Në cilin kanal punoni?", pyeti trajneri, me gazetarin që i tha se ishte i Sky. "Sa më paguani për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje? Ju jeni një kompani private, sa më paguani? Flisni me shefin tuaj dhe në fund të Kupës së Botës, unë mund t'ju jap përgjigjen nëse më bëni një ofertë të mirë. Unë mendoj se ju duhet të filloni të mendoni për atë që ndodhi me emigrantët në Angli", tha trajneri i Iranit që më pas u largua i nervozuar nga konferenca.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!