Grupi parlamentar demokrat kërkon që Kuvendi të zgjasë dhe një orë diskutimet në seancën e datës 16 Prill pasi koha që i është vënë në dizpozicion është e pamjaftueshme. Në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi deputetët demokrat shprehen se duke marrë parasysh rëndësinë e çështjeve që do të diskutohen atëherë duhet respektuar vullneti i sovranit dhe se 2 orë janë të pamjaftueshme.
Ditën e enjte Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë 24 çështje, mes tyre më të rëndësishmet janë ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 burg për thyerjen e Karantinës. Kuvendi do të miratojë 12 Akte Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtërnguese në kuadër të luftës ndaj COVID 19. Gjithashtu Kuvendi pritet të rrëzojë dy dekrete të Presidentit Meta pas votimit në komisione, ligjin për pronat dhe ligjin e posaçëm ANTI- KÇK.
Kjo eshte fare. Do me shume kohe pasi ka "shume" per te thene. Kjo qe sdi te flase. Hajde hipokrite hajde.
Përgjigju