Grupi i Anonymous vijon me 'goditjet' ndaj Vuçiç! Hakojnë qindra adresa email të zyrtarëve serb! Ironizon presidenti serb

Grupi i hakerëve “Anonymous” që ka vënë së fundmi nën shënjestër qeverinë serbe, i ka dërguar një mesazh të ri presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ata bëjnë të  ditur se kanë “hakuar” e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.

Më herët, hakerat Anonymous, një rrjet ndërkombëtar personash që kryejnë sulme kibernetike, thanë se ishin ata pas rrëzimit të ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë.

Anonymous kritikojnë qeverinë Vuçicc për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të dënojë luftën në Ukrainë si dhe për vënien e barrikadave në veri të Kosovës. 

Sa i përket këtij sulmi, presidenti serb ka ironizuar me një foto me disa qenë në rrugë.

“Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai. Gjitashtu, institucionet serbe të sigurisë janë mobilizuar për të përballuar sulmet e këtij grupi hakerimi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen