Në operacionin Oaz të zhvilluar nga Policia e Shtetit, prokuroria, shërbimet partnere dhe Shërbimi Informativ Kombëtar, është arrestuar edhe Armir Grima.
Grima është një nga portierët më me emër në futbollin shqiptar. Ai ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion.
Ish-portieri legjendar i Vllaznisë, ish kapiten dhe trajner i ekipit, është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve. Gjatë kësaj kohe, Armir Grima ka qenë trajner i kombëtares së futbollit për femra. Mbi Grimën rëndon trukimit të ndeshjeve.
Komento
Kush I paska pase trukuar ndeshjet denimin e hengri Skenderbeu me 10 vjet perjashtim
Përgjigju