Grupi i Dialogut, PS nuk pranon kërkesën e PD për rikthim të koalicioneve! Gjiknuri: Jo ‘peng’ i 5 qershorit! Për votimin elektronik financojmë 4-5 qarqe të mëdha

Mazhoranca nuk lë asnjë hapësirë për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, një kërkesë kjo e kahershme e opozitës që prej uljes në tryezën e reformës zgjedhore. 

Palët niswn sërish diskutimeve në grupin e dialogut për më shumë se 1 orë, ndërsa qëndrimin e Socialistëve e sqaroi për mediat Damian Gjinkuri.

‘Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4 5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje. Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit.’- tha Gjiknuri.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota, e në rast se palët as këtë herë nuk arrijnë në një marrëveshje, e cila qartazi është  larg, i takon KQZ të interpretojë dhe vërë në zbatim vendimet e gjykatës kushtetuese.

‘Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. DO të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.’- u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa opozita e cila rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, që i jep mundësinë të gjitha partive përbërëse të koalicionit të shfaqem në fletën e votimit me emrin dhe siglën e tyre, në kushtet kur nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga mazhoranca propozon që t’i drejtohen për një opinion misionit të OSBE-OHDIR.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 28/06/2024 15:17

    Te njejtit maskarenj, i njejti proces minimit te demokracise nga mafia ramiste. Tani SPAK do kete nje vit karantine per mos goditje te dosjeve te qelbesirave, me Ramen ne krye te pirgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente