Grupi i gjakut ‘’flet’’ për ju

Grupi i gjakut ‘’flet’’ për ju
Grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me tretjen e ushqimit, me kapacitetin për të reaguar ndaj stresit, me gjendjen mendore, me efikasitetin e metabolizmit dhe të sistemit imunitar.

GRUPI O: Në risk për ulçera të stomakut
Ka një sjellje të udhëhequr nga instikti, kanë kapacitetin e lidershipit, energjik dhe me përqëndrim të lartë. Janë tepër produktiv, në kushte stresi mund të arrijnë skajet ekstreme të karakterit te tyre, nën stres prodhojnë shumë katekolamina ( hormonet përgjegjës për stresin). Motoja e tyre është “lufto ose mbathja”, janë më të predispozuar ndaj sjelljeve të dhunshme, nervozohen shpejt, herë pas here janë depresivë e të mërzitur. Ndër ta është edhe mania e lojës, kërkimi i ndjesive të forta, kënaqësia e rrezikut, abuzimi me substanca eksituese dhe impulsiviteti.
Karakteristikat:
Mendja- trupi:
Kanë tendencë të zhvillojnë nivele të larta të katekolaminës, kjo ndodh kryesisht në fazat e stresit.
Tretja:
Këto persona kanë një superprodhim i lëngjeve gastrike, nivele të larta enzimatike të fosfatit alkalin të zorrëve.
Metabolizmi:
Kanë nivele të ulta të faktorëve koagulues, metabolizmi është i projektuar për një përdorim më efikas të kalorive.
Ushqehuni në mënyrë korrekte:
Shmangni kafeinën dhe alkoolin, pasi kafeina mund të jetë e rrezikshme sepse rrit adrenalinën dhe noradrenalinën që tek individët e grupit O janë të larta.
Ushqimet:
Mishrat dhe shpendët:
Për individët me grupin e gjakut O janë thelbësore. Kush nuk konsumon mjaftueshëm është në rrezik për disa sëmundje si diabeti, sëmundje të zemrës por edhe mbipeshë.
Peshk dhe fruta deti:
Janë burim proteinash për grupin tuaj, shmangni të përdorni prodhime ose ushqime të mbingrira sepse ato përmbajnë më shumë poliamina sesa të freskëtat.
Koagulimi gjakut:
Duke patur një tendencë për një nivel të ulët faktorësh koagulimi, kjo ju rrit rrezikun për hemoragji. Ju nevojitet shumë vitaminë K , si një element i rëndësishëm i këtij procesi. Për këtë konsumoni shumë spinaq, lakër, rrepa. Duhet të shmangni hudhrën, kontraceptivët oral, pasi rrisin rrezikun e aksidenteve hemorragjike në organizëm.

GRUPI AB, GRUPI ME I RI I GJAKUT
Karakteristikat e këtij grupi gjaku:
Personat me grup gjaku AB, 5% e popullsise  kanë një intituitë për të parë përtej kufijve të shoqërisë. Ata janë shumë të dhënë pas besimeve të tyre, por në të njëjtën kohë kanë dëshirë të marrin edhe aprovimin e të tjerëve, çka krijon konflikte shpeshherë. Karakterizohen si persona emocionalë, pasionantë, të besueshëm, miqësor duke ndërthurur në personalitetin e tyre karakteristika të grupit A dhe B/
Ushqimi:
Kufizoni mishin dhe pulën për shkak të aciditetit të ulët të stomakut
Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën A
Shmangni lëngjet me gaz.
Vezët ndihmojnë në shtimin e masës muskulare si pasojë e përmbajtjes së lartë të proteinave.
Perimet e furnizojnë trupin tuaj me fibra dhe antioksidues.
Boronica, qershia favorizojnë rritjen në peshë
Ananasi rivendos ekuilibrin e ujit të pranishëm në organizëm.

GRUPI A, Kompetitivë dhe të fiksuar pas punës. Kujdes stresin!

Grupi juaj i gjakut u shfaq për herë të parë në rruzullin tokësor kur njerëzit prehistorik e braktisën jetën e vetmuar të një gjuetari dhe filluan të mblidheshin në bashkësi të organizuara. Keni nivele të larta të kortizolit (hormon përgjegjës për stresin), jeni tip që i fshihni ankthet, i bëni gjithmonë qejfin të tjerëve, shqetësoheni shumë për probleme pa rëndësi.

GRUPI A
Këshilla për ushqimin
Kufizoni përdorimin e sheqerit, kafeinës, alkoolit. Janë substanca që rrisin stresin dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mund t’i lejoni vetes maksimumi një filxhan kafe çdo 6 orë.

Për ju mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve.
Mos hani shumë mish, pasi keni aciditet të ulët dhe mungesë squfuri alkalin në zorrë e kjo çon tretjen në vështirësi.
Kufizoni konsumin e pulës dhe të gjelit të detit në jo më shumë se 2-3 herë në javë.
Përdorni qumështin, prodhimet e fermentuara kanë një efekt probiologjik pasi rrisin florën bakteriale në zorrë duke krijuar kështu një mbrojtje imunitare shumë të fortë.
Hani fasule, për ju përbën burimin më të rëndësishëm vegjetal me proteina.
Konsumoni shumë fruta dhe perime.
Përdorni arra dhe fruta të thata. Për shëndetin e sistemit kardiovaskular janë një ilaç shumë i mirë.
Pini çaj jeshil për të forcuar sistemin tuaj imunitar.
Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë A si karrotat, spinaqi, brokoli, për të stimuluar prodhimin e squfurit alkalin në zorrë.
Kosi, duhet përdorur 2-3 herë në javë.
Prodhimet e fermentuara të sojës dhe salca e sojës kryesisht janë thesare të vërteta për ju, janë antioksidues, përmirësojnë nivelin e thithjes se hekurit në organizëm. Vitamina B12 është tepër e rëndësishme për vegjetarianët e grupit tuaj.

GRUPI B, Kujdes mbipeshën
Mbani me vete një fuqi gjene
tike e cila ju lejon një fleksibilitet të jashtëzakonshëm dhe ju dhuron një kapacitet superior që t’ia dilni mbanë në çdo situatë me ndryshime të thella. Keni tendenca të prodhoni në situata stresuese me shumë kortizol nga çfarë duhet. Prekshmëria ndaj viruseve është e lartë.
Ja disa nga ushqimet që ju shkojnë përshtat:
Arra e zezë ndihmon në uljen e përqëndrimit të poliaminave në organizëm
Misri, thekra e gruri rrisin masat dhjamore
Qepët janë antioksidantë, kanë veti antitumorale
Frutat spostojnë ekuilibrin e ujit trupor nga përqëndrime të larta jashtëqelizore në brendaqelizore
Erëzat ndikojnë në nivelin e bakterieve në pjesën thelbësore të kolonës
Konsumoni verë të kuqe, por jo duhan dhe birrë
Vitamina C, B1 e B6 duhet të merren vazhdimisht në trajtën e tabletave suplementare apo nëpërmjet ushqimeve. Ato mbajnë veprimin e gjendrave mbiveshkore si tampon kundër tepricës së kortizolit
Eliminoni nga dieta pulën, misrin, kikirikat, mund ti zëvendësoni me drithërat
Anashkaloni nevojën për karbohidrate duke konsumuar 6 vakte te vogla
(Shkrimi eshte botuar ne te perjavshmen Almedicus, te Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza