Grupi i PD: Intensifikojmë 
protestat për largimin e Metës 

Grupi i PD: Intensifikojmë <br />protestat për largimin e Metës 
Protestat e Partisë Demokratike për dorëheqjen e krye parlamentarit Ilir Meta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këtë e konfirmojnë për A1Report burime nga grupi parlamentar, i cili këtë të dielë ka zhvilluar për afro 1 orë e 30 min një mbledhje me dyer të mbyllura.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i partisë demokratike Lulzim Basha u shpreh se opozita është e vendosur ti shkoj deri në fund procesit të dekriminalizimit.

Kreu i PD-s i pyetur nëse do të zhvillohet protesta e të enjtes, siç dhe është mbajtur prej dy herë refuzoi të përgjigjej.

Të pranishëm në mbledhjen e kësaj të diele ishin dhe kreu i partisë republikane Fatmir Mediu dhe deputeti Republikan i qarkut të Durrësit Agron Duka, por të pyetur për kandidimin e Dukës në Durrës ata mohuan të jetë folur në këtë tryezë.

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur këshilli i mandateve në parlament po diskuton mbi heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, për të cilët prokuroria e përgjithshme ka kërkuar autorizimin për ti arrestuar, pasi i akuzon se inskenuan atentatin e pretenduar nda deputeti Doshi.
 
Ditën e djeshme Këshilli i Imuniteteve shtyu vendimin për të hënën, pas kërkesës së deputetit Doshi për më shumë kohë. Lidhur me mbledhjen e zhvilluar dje, burime për A1 Report bënë me dije se përfaqësuesit e PD kërkuan më tepër prova nga Prokuroria ndërsa deputeti demokrat Arben Ristani e ka cilësuar Prokurorinë si të zhytur në llum.

I pari që është larguar prej mbledhjes ka qenë Sali Berisha i cili nuk ka pranuar që tëkomentojë asgjë në lidhje me vendimet që ka marrë grupi i Partisë Demokratike.

Prokuroria tre akuza ndaj deputetëve Doshi e Frroku
Dy deputetët akuzohen për  “Kallëzim të rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklarata te rreme përpara Prokurorit”. Sipas hetimeve të Krimeve të Rënda, dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë inskenuar historinë e atentatit mbetur në tentativë gjashtë muaj më parë, duke përdorur Durim Bamin. 36-vjecari nga Fushë-Kruja që u pretendua nga Doshi si vrasësi i paguar nga Meta për eliminimin fizik të tij dhe të demokratit Mhill Fufi. 

Ora 19:45 Basha: Dekriminalizimi, qeveria të na mbështesë ose të përballet me protesta
Duke nisur nga nesër opozita do të kërkojë largimin e të gjithë personave që kanë rekorde kriminale nga çdo lloj institucioni shtetëror. Kështu ka deklaruar Basha pas mbledhjes së grupit të mbajtur sot. Po ashtu Basha ka kërkuar bashkëpunimin e mazhorancës për miratimin e reformës së dekriminalizimit, pasi në të kundërt ka thënë ai qeveria do të përballet me protestat masive të qytetarëve në sheshe.
"Persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Pas një pune nga ekspertët jemi gati të ecim me reformën e dekriminalizimit dhe në këtë kuadër kërkojmë bashkëpunimin e kolegeve të mazhorancës. Nëse nuk do të na mbështesin do përballen me protesta masive. Nga nesër do të nisim amendamentet për largimin e personave të kriminalizuar nga çdo strukturë. Po ashtu do të kërkojmë edhe zbatimin e dy amendamenteve të mëparshmë atij të energjisë elektrike si dhe amendamentit të dytë për çmimin e karburantit." - tha Basha.

Ora 19:25 Përfundon mbledhja e PD, do intensifikojmë protestat
Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, burime për A1Report kanë bërë me dije se edhe në këtë mbledhje është mbajtur i njëjti qëndrim që të vijohet me kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës. Po ashtu sipas burimeve brenda PD në ditët në vazhdim pritet që të intensifikohen më tepër protestat. Në të njëjtën kohë grupi parlamentar i PD ka kërkuar formalizimin dhe zyrtarizimin e shpejtë të amendamenteve për nisjen e dekriminalizimit.

Ora 18:00 Nis Mbledhja e grupit të PD
Mbledhja e grupit të Partisë De,okratike ka nisur në orën 18:00 por ajo është zhvilluar pa praninë e medias.

Fjala e plotë e Bashës për mediat
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aletatët tanë, kanë vendosur që javën e ardhshme, në kuadër të Marrëveshjes së Dekriminalizimit, të bëjë publike propozimet tona, amendamentet tona, kushtetuese dhe ligjore, për të përjashtuar nga Parlamenti i Shqipërisë dhe nga çdo zyrë tjetër publike, të zgjedhur apo të emëruar, personat me rekorde të tmerrshme kriminale të natyrës së krimit të organizuar.

Pas një pune voluminoze, nga ekspertët më të mirë të Partisë Demokratike dhe të vendit, ne jemi gati të ecim me platformën tonë të dekriminalizimit dhe në këtë kuadër, bashkë me qytetarët shqiptarë, kërkojmë angazhimin e plotë të deputetve të shumicës, bashkëpunimin e tyre në kuadër të marrëveshjes, qoftë kjo edhe kundër urdhrave politik të krerëve të tyre. Pra, dekriminalizmin e plotë të Parlamentit dhe të institucioneve të tjera publike përmes amendamenteve ligjore brenda kohës më të shkurtër të mundshme të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit, ose përballjen me qytetarët shqiptarë në sheshet e protestës popullore.

Ky është vendimi i Grupit Parlamentar, i aleatëve tanë dhe në funksion të këtij vendimi opozita, duke filluar nga dita e nesërme, do të hedhë hapat për të institucionalizuar amendamentet tona për përjashtimin nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të gjitha insititucionet publike, të personave me rekorde të tmerrshme kriminale të krimit të organizuar. Sikundër do të kërkojë brenda afatit kushtetues dhe ligjor edhe shqyrtimin pa vonesë të dy amendamenteve tona të 20 Janarit, për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të karburantit përmes heqjes së TVSH-së për energjinë elektrike dhe eliminimin e taksës që Edi Rama shtoi këto dy vite mbi karburantet.

Për këto dy çështje, dekriminalizimi dhe këto dy ulje taksash, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompromis. Ka një ultimatum dhe një afat kushtetues ndaj mazhorancës për të bërë atë që duhet të bëjë sipas marrëveshjes së dekriminalizimit, për të bërë atë që duhet të bëjë për t’i ardhur në ndihmë mijëra e mijëra familjeve që e kanë lakun në fyt për shkak të rritjes së taksave nga Edi Rama dhe Ilir Meta, ose përndryshe përballjen finale në sheshet e protestës popullore.

Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara