Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare të opozitës.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, ka mësuar përmes burimeve brenda mbledhjes se janë miratuar emrat e Ina Zhupës, Jorida Tabakut, Bardh Spahisë dhe Luçiano Boçit.

Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 

Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - nënkryetar Eno Bozo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - nënkryetar Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - nënkryetar Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - nënkryetar Bledi Himci
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - nënkryetar Xhelal Mziu
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - nënkryetar Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale - nënkryetar Ivi Kaso


Lajmi kryesor:

Grupi i PD/ Berisha: Dërgojmë në Kushtetuese 'Diellën' dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit! Miratohen kryetarët e 4 komisioneve të opozitës