Deputetët e PD vizitë në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri! Po synohet asgjësimi i opozitës
Deputetët e PD takim me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez
Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar ditën e sotme se deputetët e PD-së ka nisur sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.
Në takim ishin të pranishëm deeputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, të cilët u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Reneë Europe”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në këtë takim u informua për situatën në Shqipëri, ndërsa theksoi se po synohet asgjësimi i opozitës.
"Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë", shkruan ai.
Më 23 tetor, 30 deputetë të PD do të protestojnë para parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare. Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.5%
-
Të gabuar
55.6%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Irma Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
9 Janar, 13:16
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë
7 Janar, 12:53
-
PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë
6 Janar, 16:46
Parlamenti Europian u gezu pa mase kur mori lajmerimin apo theniet se maxhoranca po tenton te likujdoj perfundimisht organizaten terroriste PD qe drejtohet nga antishqiptari me i madhe i kohrave,mashtuesi,krimineli,manipuluesi e hajduti qe DASH e shpalli ate dhe gjithe familjen e ti "non grada" e qe quhet Sali Berisha.Mbeturinat e tjera luftojne te zejne nje vend pune qe paguhet mire e qe te siguron lehtesira ne jeten e perditeshme si pjestar te parlamentit shqiptar(do jene se paku per 10 vite opozite e dobet e mashtruese,pa asnje vizion minimal ne programin e saj partiak).
PërgjigjuOligarja Sude Jorida Tabaku+Gazmend Bardhi+ Erisa Xhixho+ Dhurata Cupi+Flamur Noka + Monika Kryemadhi+ Gjergji+ Gjekmarkaj jane grupi qe organizojn gjithe djegiet dhe shkaterrimet brenda dhe jasht parlamentit jane ata qe zbatojn me pik e presje terrorizmin e organizuar te kriminel Berishes!Ishte per tu hapur dosja ne Spak per Tabakun brenda 2024 ja te shofim do hetohet burimi i miliardave te saj????
Përgjigju