Grupi i PD takon Michael Gahler në Parlamentin Europian, ‘harron’ përsëri Metën: Rama ka urdhëruar 7 muaj para zgjedhjeve burgosjet e liderit dhe deputetëve të opozitës

Grupi i PD takon Michael Gahler në Parlamentin Europian, ‘harron’ përsëri Metën: Rama ka urdhëruar 7 muaj para zgjedhjeve burgosjet e liderit dhe deputetëve të opozitës

Grupi Parlamentar i PD, gjatë takimit me Michael Gahler

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar vizitën zyrtare në Parlamentin Europian, duke akuzuar qeverinë për sulmet e fundit politike ndaj kundërshtarëve, duke arrestuar lidershipin.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamut Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i EPP në Parlamentin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar.

Në të theksohet se është informuar mbi “zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij, 7 muaj para zgjedhjeve, kanë urdhëruar agresionin ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Liderit të saj dhe deputetëve kundërshtarë të regjimit”.

Por edhe në këtë takim nuk është përmendur arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Opozita ka akuzuar Ramën dhe mazhorancën edhe për reformën zgjedhore dhe se nuk po zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Eurodeputeti Michael Gahler, koordinator i EPP në Parlamentin Europian, është një mik i vyer i Shqipërisë dhe një avokat i të ardhmes së saj europiane. Takimi dhe biseda me të është gjithmonë një kënaqësi sepse eurodeputeti Gahler është një njohës i mirë i Ballkanit dhe Shqipërisë.

Si anëtar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, ne kishim mundësi ta informonin mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij, 7 muaj para zgjedhjeve, kanë urdhëruar agresionin ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Liderit të saj dhe deputetëve kundërshtarë të regjimit të Edi Ramës, si dhe përmes asgjësimit të hapësirës kushtetuese të opozitës në institucione.

Ndërkohë që ka urdhëruar agresionin në të gjitha format ndaj opozitës, Edi Rama ka bllokuar implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, duke mos lejuar realizimin e një Reforme kuptimplotë, që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Asgjësimi i opozitës, ekzekutimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, cenimi i balancave mes pushteteve, bashkëveprimi në qeverisje me krimin e organizuar dhe korrupsioni i kudogjendur, janë metoda që e largojnë Shqipërinë nga Europa dhe e bëjnë të njëjtë me vendet autoritare”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/10/2024 18:02

    Miliarderes oligares grabitqares Sude Jorida i shkon shume tavolina me bisedime krah trafikantit nderkombetar Flamur Noka kjo shemtire politike qe u "lodh" duke " punuar" per popullin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë