TIRANE - PS pritet që të caktojë Kryesinë e grupit parlamentar sot, menjëherë pas betimit të deputetëve në Kuvend. Në të njëjtën kohë grupi i majtë parlamentar në bashkëpunim edhe me atë të LSI, pritet që të ndajnë emrat e deputetëve edhe në komisionet parlamentare. E majta dhe LSI pritet që të zgjedhin së bashku edhe kryetarët e komisioneve që ata do të drejtojnë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Pas betimit të deputetëve, do të caktojmë Kryesinë e grupit kuvendor të PS-së, si dhe drejtuesit dhe anëtarët e komisioneve kuvendore të “Aleancës për Shqipërinë Europaine”. Në Kuvend PS dhe LSI do të jenë dy grupe kuvendore, po do të veprojnë në harmoninë më të plotë për të realizuar programin e përbashkët qeverisës”, tha Rama.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com