TIRANË - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka diskutuar dje mbi çështjet që do të vendosen në rendin e punës të së enjtes në seancën parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se në grup është forlur dhe mbi nismën e shkarkimit të dy anëtarëve të KLD—së, si hapi i parë i reformës në drejtësi. Gjithsesi mbledhja e socialistëve është zhvilluar pa prezencën e kryesocialistit Rama, ndërsa u vu re dhe mungesa e Majkos, Dades dhe Dokles.
Ndryshimet e propozuara në Buxhetin e shtetit si dhe nisma për rishikimin e Urdhrit të Farmacistit kanë qenë temë e ditkutimit, duke marrë dhe mbështetjen e deputetëve në miratimin e tyre. Gjithsesi duket se ministrja e re Ermonela Felaj ka nisur me strategjinë e punës së saj. Mësohet se në nisjen e mbledhjes së grupit parlamentar Felaj është interesuar për ecurinë e diskutimeve të projektligjeve të propozuara prej Këshillit të Ministrave.
Po në ato pak minuta, takimi i grupit socialist zgjati rreth gjysëm ore, deputetët kanë përshëndetur dhe ministrin Sajmir Tahiri. Këtë herë për masat në mbrojtjen e Papa Françeskut dhe për faktin se përgjatë të gjithë kohës ka qëndruar në gatishmëri duke monitoruar nga afër forcat e angazhuara.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com